Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

Jeta studentore në Tiranë

HomeBlogJeta studentore në Tiranë

Në Tiranë jeta është aktive dhe gjallon nga njerëzit deri në orët e vona. Edhe pse një qytet i zhurmshën dhe makinat janë dominuese, ju ofrohet mundësia e udhëtimit me biçikletë. Universitetet janë të vendosura jo shumë larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkoni mjaft mirë edhe në këmbë. Mund të zgjidhni dhe transportin urban, pasi udhëtimi me autobus nuk do ju marrë shumë kohë. Oraret e mbërritjes së autobusëve në stacione janë në intervale të shkurtra dhe nuk do duhet të prisni gjatë. Për më tepër, do të gjeni dy ose tre linja autobusi që ju dërgojnë në të njëjtin destinacion.

jeta studentore ne tirane

Kryeqyteti është një qytet emocionues për studentët – është historik, i bukur dhe ka kaq shumë për të parë.

Ja disa nga pikat kryesore që mund të vizitoni në Tiranë:

Ndër pikat turistike që mund të vizitoni në Tiranë janë: Muzeu Historik Kombëtar, Kalaja e Petrelës, Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art, Kalaja e Tiranës etj.
Nëse jeni i dhënë pas natyrës, Parku i Madh i Liqenit Artificial mund të jetë një destinacion tërheqës për ju. Shumë pranë tij ndodhet edhe Kopshi Zoologjik i Tiranës. Kjo hapësirë e madhe e gjelbër pranë kampusit qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës është e përkryer për pikniqe verore!

Për artdashësit, në Tiranë organizohen shpesh aktivitete të ndryshme. Galeria e Arteve është destinacioni tipik që mund të vizitoni. Mund të ndiqni shfaqje të ndryshme teatrore apo filma në kinema, sepse të gjitha janë të pozicionuara në zemër të Tiranës.

Përsa i përket ushqimit, në të gjithë qytetin do të gjeni një gamë të larmishme të ushqimeve ndërkombëtare që kujdesen për buxhete të ndryshme. Në fakt, kryeqyteti ka shumë restorante që ju ofrojnë shije të larmishme. Gjatë vitit ka edhe disa organizime – të tilla si Tirana Street Food Festival apo HORECA EXPO – që ju ofrojnë mundësinë e të shijuarit të ushqimeve sipas preferencave.

Tirana mbulon gjithashtu çdo nevojë për blerje – nga dyqanet e përballueshme deri tek dyqanet e luksit. Rrethi kryesor i blerjeve në Tiranë është në Rrugën e Durrësit, Rrugën e Elbasanit, Rrugën Myslym Shyri etj. Tirana ka edhe qendra tregtare që mund t’i vizitoni për të kryer të gjitha nevojat tuaja në një vend të vetëm.
Si një qytet miqësor me studentët dhe me universitete shumë të mira, ka disa zona në të gjithë Tiranën si Qyteti Studenti, 21 Dhjetori që janë veçanërisht të njohura nga studentët për të jetuar.

Jeta në kryeqytet do ju mbajë të angazhuar dhe në fund, shijojeni!

Burimi: akademi.al

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?