Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

8 gjëra që duhet të bëjnë të sapodiplomuarit për të gjetur punë

HomeBlog8 gjëra që duhet të bëjnë të sapodiplomuarit për të gjetur punë

Si një i sapodiplomuar i universitetit, një botë e re e shkëlqyer ju pret përpara. Gjatë kësaj periudhe, ekziston mundësia e kërkimit të një pune nga ana juaj dhe kjo mund t’ju frikësojë disi.

job search
Mos u dekurajoni! Ndiqni sugjerimet e mëposhtme për të ndihmuar kërkimin tuaj të punës të qëndrojë në rrugën e duhur.

Punoni me CV-në tuaj

Asnjëherë nuk duhet të ndaloni së përmirësuari CV-në tuaj. Ndërsa jeni duke kërkuar për një vend pune, ju duhet të vazhdoni të punoni me CV-në dhe me letrën tuaj të interesit. Përfshini çdo përvojë dhe aftësi që lidhet me pozicionin e punës që po kërkoni.

Përditësoni Cv-në tuaj pas çdo interviste

Përditësoni CV-në gjatë gjithë procesit të kërkimit të punës për të adresuar çdo pyetje që punëdhënësit e mundshëm kanë bërë gjatë intervistave. Ato mund të jenë treguesit kryesorë për të përmirësuar CV-në tuaj.

Filloni kërkimin e punës menjëherë

Kërkimi i punës mund t’ju marrë kohë, kështu që është më mirë të filloni sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse një perspektivë pune duket premtuese, mos e ndalni kërkimin tuaj!
Asnjëherë nuk e dini se si do të rezultojë diçka deri sa të nënshkruhet kontrata juaj e punësimit, kështu që vazhdoni kërkimin tuaj të punës derisa të keni një ofertë pune të nënshkruar, vulosur dhe dorëzuar.

Mos harxhoni kohë dhe përpjekje.

Mos e humbni kohën tuaj duke aplikuar në ato pozicione që e dini se nuk do të kualifikoheni. Vendosja e kohës dhe përpjekjes në atë proces të aplikimit të punës, paraqitja e Cv-së tuaj dhe komunikimi me menaxherin është një kohë që mund ta kishit shpenzuar në kërkim të një pozicioni që mund të ishte më potencial për ju!

Investoni në veshje të përshtatshme për intervistë

Do të ishte mirë të investoni disa nga paratë tuaja në zgjedhjen e veshjeve të përshtatshme për intervistat e punës. Zgjidhni diçka profesionale, të thjeshtë dhe që nuk del asnjëherë nga stili.
Mendojeni këtë proces si një investim dhe jo një si një ditë normale pazari!

Ndërtoni rrjetin tuaj

Është e rëndësishme të ndërtoni rrjetin tuaj të kontakteve profesionale brenda industrisë suaj. Ju mund ta bëni këtë duke u bashkuar me organizatat profesionale dhe duke u përfshirë në eventet e tyre.
Mbani në mendje se vetëm një kontakt biznesi mund t’ju çojë në dhjetëra kontakte të tjera. Një kontakt profesional i shëndoshë me të vërtetë mund t’ju hapë dyert!

Jini realist

Si një i sapodiplomuar, ka të ngjarë të keni përvojë të kufizuar. Si rezultat, ju mund të mos jeni të kualifikuar për “punën tuaj në ëndrrave” menjëherë sapo dilni nga dyert e universitetit.
Shumë të sapodiplomuar fillojnë punë që nuk kanë asnjë lidhje me degën e tyre. Kjo mund të jetë zhgënjyese, pasi është e rëndësishme të përqëndroheni në punë që janë brenda industrisë suaj dhe të kërkoni mundësi që mund t’ju ndihmojnë të rriteni brenda fushës suaj. Megjithatë, jini të hapur ndaj çdo mundësie

Qëndroni të hapur për mundësi të ndryshme

Mos grushtoni veten nëse një mundësi tjetër ju ofrohet. Hedhja e një hapi në botën e punës është shpesh një urë lidhëse drejt punës tuaj të ëndrrave. Në vend që të refuzoni një ofertë pune që nuk ka lidhje me punën tuaj të ëndrrave, mendoni se ku mund t’ju çojë ajo.

Suksese!

Burimi: fastweb.com

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?