Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

7 hapa për të aplikuar për studime universitare në SH.B.A

HomeBlog7 hapa për të aplikuar për studime universitare në SH.B.A

Nëse ëndërroni të ndiqni studimet universitare në SH.B.A, nuk është kurrë herët të filloni të planifikoni atë që duhet të bëni.

Ju mund ta dini saktësisht se në cilin universitet amerikan doni të vijoni studimet tuaja dhe në çfarë dege dëshironi të studioni, ose mund të mos keni asnjë ide ku do të përfundoni dhe cilën degë dëshironi të studioni.

studime ne amerike

Më poshtë janë 7 hapa për të aplikuar për studime universitare në SH.B.A:

Hapi 1: Përcaktoni qëllimet tuaja

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kuptoni se ku dëshironi të vazhdoni universitetin. Kur të nisni kërkimin tuaj, filloni me ato që dini për veten. Kjo mund t’ju orientojë dhe ndihmojë në ngushtimin e listës së institucioneve të përshtatshme për ju.

Bëjini vetes pyetje si:

  • Cilat janë qëllimet e mia në karrierë?
  • Çfarë dua të studioj?
  • A duhet të mësoj anglisht ose të përmirësohem para se të filloj universitetin?
  • Ku do të jetoj?
  • Çfarë përvoje arsimore dua të kem?
  • A janë të rëndësishme edhe përvojat sociale dhe kulturore?
  • A do të shkëlqej në një mjedis mësimi me më pak studentë?
  • Sa do të jetë kostoja?

Si student ndërkombëtar, duhet t’i bëni vetes edhe këto pyetje:

  • A njihen programet e universiteteve apo kolegjeve universitare amerikane nga qeveria e vendit tim?
  • A ka shteti im ndonjë rregullore në lidhje me studimet në Shtetet e Bashkuara?

Pasi të keni përgjigje për shumicën e këtyre pyetjeve, do të keni mundësi të kuptoni se cilat qytete, universitete dhe kurse janë më të mirat për ju. Për shembull, nëse keni nevojë të mësoni anglisht, duhet të konsideroni një universitet me një kurs të mirë të gjuhës angleze. Nëse keni një shtet ose qytet të veçantë në mendje, duhet të shikoni më nga afër universitetet dhe programet e studimit në dispozicion.

Hapi 2: Kërkimi dhe zgjedhja e universiteteve

Për të qenë realist dhe fleksibël duhet të dini opsionet tuaja. Ka mijëra universitete dhe kolegje në Shtetet e Bashkuara që nga universitetet publike deri te universitetet private.

Më poshtë janë disa burime fantastike për të filluar:

  • Merrni pjesë në panaire të arsimit të lartë ose regjistrohuni në panaire virtuale në internet
  • StudyUSA.com
  • Faqet e internetit të universitetit apo kolegjit që dëshironi të ndiqni
  • Lajmet e SH.B.A
  • Gazetat dhe faqet e internetit të lajmeve amerikane

Zgjidhni 5-10 shkolla për të aplikuar. Mos harroni të lexoni kërkesat e tyre të pranimit përpara se të aplikoni.

Hapi 3: Regjistrohuni dhe praktikoni testet e pranimit

Shumica e universiteteve dhe kolegjeve do t’ju kërkojnë të kryeni teste pranimi si pjesë e aplikimit tuaj, të tilla si SAT ose ACT apo teste të gjuhës angleze si IELTS ose TOEFL. Rezultati juaj do të luajë një rol të madh nëse do të pranoheni në një universitet amerikan. Mbani mend se çdo institucion, si dhe programe specifike brenda atyre institucioneve, do të kenë kërkesa të ndryshme.

Nëse rezultatet tuaja janë të ulëta, ndoshta do të keni nevojë të merrni pjesë në një program intensiv të gjuhës angleze.

Hapi 4: Aplikoni

Procedurat e aplikimit mund të kenë shumë punë, por procesi është shumë më i lehtë dhe më i shpejtë. Në përgjithësi do ju kërkohet:

  • Dokumentacioni i shkollës së mesme në anglisht
  • Rezultatet e provimeve (SAT, ACT, TOEFL, IELTS, etj.)
  • Tarifë aplikimi
  • Letrat e rekomandimit
  • Ese personale
  • Deklaratë financiare

Shumë universitete dhe kolegje do t’ju tregojnë se çfarë informacioni do t’ju duhet para se të aplikoni. Pasi të keni gjithçka gati, gjeni një vend të qetë dhe filloni aplikimin.

Hapi 5: Vlerësoni buxhetin tuaj

Të ndiqni një universitet amerikan mund t’ju kushtojë. Nëse mendoni se do t’ju duhet ndihmë financiare, mos aplikoni në universitete që nuk ofrojnë ndihma financiare ose bursa për studentët ndërkombëtarë. Çdo universitet ka udhëzime për të aplikuar për bursa ose ndihma financiare.

Pasi të jeni pranuar në universitetin që dëshironi, do të duhet të paguani tarifën tuaj për periudhën e studimit.

Hapi 6: Aplikoni për vizën tuaj studentore

Pasi të jeni pranuar nga një universitet ose program SEVP (Student Visual and Exchange Visitor), ata do t’ju dërgojnë një formë aplikimi për ta plotësuar. Me atë formë, ju mund të aplikoni për vizën tuaj studentore online. Më pas, do të duhet të paguani tarifën dhe të caktoni intervistën tuaj për vizë.

Hapi 7: Përgatituni për nisje

Para fillimit të studimeve në SH.B.A, do të duhet të bëni blini biletën tuaj të udhëtimit, të gjeni dhe rezervoni shtëpinë tuaj, të merrni sigurim shëndetësor, të keni përcaktuar financat tuaja për të paguar shkollimin dhe shpenzimet, dhe natyrisht, të paketoni valixhet!

Një nga pjesët më të rëndësishme është të bisedoni me universitetin dhe këshilltarët ndërkombëtarë të studentëve në universitetin që keni zgjedhur. Ata duan t’ju ndihmojnë, duan që ju të merrni pjesë në programet e tyre dhe ta bëjnë tranzicionin tuaj sa më të qetë. Suksese!

Burimi: student.com

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?