Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

Këshilla për studentët që do të diplomohen në 2020

HomeBlogKëshilla për studentët që do të diplomohen në 2020

Nëse jeni një student që prisni të diplomoheni këtë vit, me siguri po përjetoni ankth ose pasiguri në lidhje me jetën pas diplomimit. Shumë kompani kanë ndaluar së funksionuari, punonjësit janë larguar nga puna ose një numër i madh i të punësuarve po punon nga shtëpia. Intervistat ballë për ballë janë zëvendësuar me intervista online. Ndoshta, tani nuk është koha më e mirë për të hyrë në fuqinë punëtore. Sidoqoftë, ka disa mënyra për t’u siguruar që periudha e diplomimit nuk do të pengojë karrierën tuaj të ardhshme. Më poshtë gjeni disa këshilla për të gjithë studentët që do të diplomohen në 2020.

keshilla per te sapodiplomarit
Bëni një praktikë verore

Mbani kontakte me qendrën e karrierës në fakultetin tuaj. Qendra e karrierës mund të sigurojë burime për t’ju ndihmuar në kërkimin tuaj. Dërgoni kërkesa në emailet e kompanive ku dëshironi të bëni praktikën dhe krijoni një profil profesional në LinkedIn.

Zgjidhni të bëni pushime

Një pushim i shkurtër midis diplomimit dhe fillimit të kërkimit të punës është i nevojshëm. Gjatë pushimeve verore ju mund të zgjidhni të ndiqni kurse falas online për të rritur njohuritë tuaja. Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të kaluar kohën tuaj të lirë është të bëni punë vullnetare. Këshillat si të aplikoni për punë vullnetare i gjeni në artikullin e mëparshëm.

Jo çdo punë që do të zgjidhni mund të ketë lidhje me karrierën tuaj

Edhe pse shumë biznese po reduktojnë stafin, biznese të tjera kanë nevojë për më shumë punonjës për të përmbushur kërkesat e tyre. Punonjësit e dyqaneve ushqimore, bizneset online dhe shpërndarësit e mallrave janë disa nga pozicionet që aktualisht kanë kërkesa të mëdha. Edhe pse këto mund të jenë punë të përkohshme ose me kohë të pjesshme, të cilat nuk lidhen me synimet tuaja, ato mund t’ju ndihmojnë për të bërë përpara në karrierën tuaj. Çdo punë kërkon aftësi dhe cilësi si gatishmëria, përgjeshmëria, etj., të cilat janë të nevojshme për t’ju konsideruar një punonjës të mirë.

Konsideroni studimet e nivelit të dytë ose të tretë

Ju nuk duhet të shkoni në universitet vetëm për të shmangur mundësinë e të bërit pjesë e fuqisë punëtore. Sidoqoftë, nëse po konsideroni studimet e nivelit të dytë ose ato pasuniversitare, mund të dëshironi të filloni të studioni programe të ndryshme. Studimet e nivelit të dytë ose të tretë mund të jenë shumë të dobishme për karrierën tuaj. Jo vetëm që do të jeni më konkurrues në tregun e punës, por ka të ngjarë të fitoni më shumë para. Mos harroni, nuk ka asnjë garanci që tregu i punës të jetë më i mirë pasi të mbaroni studimet, kështu që duhet të siguroheni që diploma juaj do ju vlejë për të ardhmen.

Koronavirusi i ri ka ndryshuar botën në vetëm pak muaj. Për fat të mirë, viti 2020, viti kur ju do të diplomoheni nuk ka pse të përcaktojë rrugën tuaj të karrierës. Ju mund të arrini suksesin në karrierë duke kërkuar për praktika, duke marrë një punë tjetër në konsideratë për të përmirësuar rezymenë, duke zgjidhur të punoni vullnetarisht dhe / ose duke aplikuar në programet e studimeve pasuniversitare. Këto ishin disa këshilla për të gjithë studentët që do të diplomohen në 2020. Suksese!

Burimi: collegecareerlife.net

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?