Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

Përgatitja për shkollën 9-vjeçare

HomeBlogPërgatitja për shkollën 9-vjeçare

pergatitja per shkollen 9 vjecare

Ndërsa fëmija juaj përgatitet të fillojë shkollën 9-vjeçare, të dy ndoshta keni disa shqetësime. Ju dëshironi që fëmija juaj të jetë i sigurt pasi ai do të shkojë dhe kthehet nga shkolla vetë për herë të parë. Ju shpresoni që fëmija juaj do të përshtatet, do të bëjë miq të rinj dhe nuk do të mërzitet shumë nga detyrat e shtëpisë.
Si prind, shqetësimet tuaja ka të ngjarë të jenë në lidhje me të ardhmen. A do ta përgatisë shkolla 9-vjeçar fëmijën tuaj për një të ardhme të suksesshme? Fëmija juaj mund të jetë i shqetësuar nëse është i pajisur me të gjitha mjetet dhe me kë do të ulet pranë. Njohja e këtyre ndryshimeve do t’ju ndihmojë të mbështesni fëmijën tuaj në përparimin e tij të përgjithshëm. Më poshtë janë disa këshilla për t’ju bërë të dyve gati për këtë aventurë të re:

Ndihmoni fëmijën tuaj të orientohet

Pyesni nëse ju dhe fëmija juaj mund të shikoni ambientin rreth një ose dy ditë para se të fillojë shkolla. Së bashku mund të lokalizoni vende të rëndësishme si dyqanin, tualetin, klasën etj. Megjithatë, kjo pjesë nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi mësuesi do i orientojë fëmijët sa herë të kenë nevojë.

Praktikoni të shkoni në shkollë me fëmijën tuaj

Nëse fëmija juaj do të shkojë në shkollë vetë, praktikoni rrugën disa herë para fillimit të shkollës. Flisni me të për vendet ku mund të marrë ndihmë nëse do të ketë nevojë. Bizneset, drejtuesit e autobusëve ose shtëpitë e njerëzve që njihni janë pika të mira të mundshme për ndihmë. Sigurohuni që ju dhe fëmija juaj të jeni të sigurt në aftësinë e tij për të shkuar vetëm në shkollë.

Zgjidhni veshjet e përshtatshme

Blerja e rrobave shkollore për fëmijët e shkollës 9-vjeçare mund të jetë e vështirë. Krijimi i një ekuilibri midis vendosjes së kufijve dhe dhënies së një autonomie për fëmijën tuaj mund ta bëjë më të lehtë. Së pari, informohuni nëse shkolla ka një uniformë. Është gjithashtu ide e mirë të mos blini gjithçka para se të fillojë shkolla. Jepini atij sa më shumë liri në zgjedhjen e veshjeve, por rezervoni të drejtën të thoni fjalën e fundit për atë që është e përshtatshme.

Mësoni rreth rregullave të shkollës

Para ditës së parë, informohuni për politikat në lidhje me kodet e veshjes, përdorimin e telefonit celular dhe nëse ka një ambjent për kohën e drekës. Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj të shmangë shkeljen aksidentale të rregullave. Të dini mbi mënyrat se si shkolla menaxhon problemet e sjelljes si ngacmimi, mund ta ndihmojnë fëmijën të ndjehet më i sigurt.

Ndihmoni fëmijën tuaj të organizohet

Ndihmoni fëmijën tuaj të bëjë një orar mësimor në një fletore të vogël. Kjo do ta organizojë atë për përgjegjësitë e reja të shkollës 9-vjeçare. Kontrolloni fëmijën tuaj rregullisht në lidhje me detyrat e tij. Fëmija juaj mund të ketë shumë projekte afatgjata ose detyra nga sa ka patur në shkollë fillore ose të ketë disa teste për të studiuar në të njëjtën kohë. Ai mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj në fillim për të kuptuar se si t’i realizojë të gjitha në kohë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëni detyrat e shtëpisë së fëmijës tuaj. Ai duhet të mësojë të zotërojë punën e tij, por mund të ketë nevojë për këshilla.

Mbajini linjat e komunikimit të hapura

Edhe nëse duket sikur ai nuk dëshiron të flasë me ju, është e rëndësishme që ju të jeni në dispozicion. Psikologu dhe eksperti i komunikimit prind-fëmijë Dr. Lawrence Kutner rekomandon këto strategji: Flisni shpesh me fëmijën tuaj për çështje të vogla. Nëse ai nuk do t’ju tregojë se si shkoi praktika e volejbollit, ai nuk do të hapet me ju as për çështje më të rëndësishme. Ai gjithashtu rekomandon që prindërit të flasin me fëmijët gjatë ecjes ose gatimit, në vend që të ulen direkt përballë njëri-tjetrit në një tryeze për të biseduar. Mund të jetë më pak kërcënuese për fëmijët të flasin nëse nuk bëjnë kontakt të drejtpërdrejtë me sy. Ai gjithashtu inkurajon prindërit të jenë këmbëngulës: “Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët dhe ata duhet të jenë vërtet duke dëgjuar, jo të bëjnë sikur janë duke dëgjuar.”

Kujdes nga fëmijët e tjerë që ngacmojnë

Shumë fëmijë kanë frikë të ngacmohen dhe është një problem në rritje në shkollat tona. Për fat të mirë, në shumë shkolla tani ekzistojnë rregulla për parandalimin dhe administrimin e ngacmimit; sigurohuni të zbuloni nëse shkolla e fëmijës tuaj ka një politikë të tillë. Mësoni fëmijën tuaj se çfarë të bëjë nëse një fëmijë tjetër e shënjestron atë. KidsHealth.org sugjeron t’i këshilloni fëmijët të përpiqen të mos e shfaqin zemërimin e tyre para ngacmimit, sepse kjo thjesht do të bëjë që ngacmuesi të ndihet i fuqishëm. Fëmijët duhet të injorojnë ngacmimin dhe të largohen nëse munden. Ata gjithashtu duhet t’i tregojnë një të rrituri. Tregojini fëmijës tuaj që nuk është ide e mirë të luftoni ose të kërcënoni. Sugjerojini fëmijës tuaj të qëndrojë me një shok gjatë gjithë orëve të mësimit.

Burimi: greatschools.org

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?