Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

10 gjërat që bëjnë nxënësit e suksesshëm të shkollës së mesme

HomeBlog10 gjërat që bëjnë nxënësit e suksesshëm të shkollës së mesme

 

suksesi ne gjimnaz

Suksesi në shkollën e mesme nuk është i lehtë për t’u matur. Të merrni pjesë në zgjedhjet për president në shkollë të mesme mund të jetë pjesë e suksesit tuaj. Për disa sukses do të thotë thjesht të dilni mirë me mësime. Suksesi mund të mendohet ndryshe nga çdo nxënës, por mjetet për arritjen e tij janë përgjithësisht të njëjta. Në këtë artikull, ne përshkruajmë 10 gjërat që bëjnë nxënësit e suksesshëm të shkollës së mesme për të maksimizuar mundësitë e tyre të të mësuarit dhe përgatitjen e tyre për të ardhmen. Kryerja e këtyre dhjetë gjërave do ju ndihmojë të bëheni një nxënës i suksesshëm i shkollës së mesme. Krijoni që në këtë fazë një zakon dhe mentalitet të mësuari që të jeni të pëgatitur para se të shkoni në universitet.

Ja 10 gjërat që bëjnë nxënësit e suksesshëm të shkollës së mesme:

Vendosni qëllime afatshkurtra dhe afatgjata

Vendosja e qëllimive është një aftësi që zhvillohet me kalimin e kohës. Madje, mund të përshkruhet edhe si art. Fillimisht, do të duhet të njiheni me zakonet dhe motivuesit tuaj të të mësuarit. Vendosja e qëllimeve jorealiste bëhet dekurajuese shumë shpejt.

Në vend të kësaj, vendosni qëllime realiste afatgjata dhe punoni për t’i ndarë ato në qëllime të vogla afatshkurtra. Më pas, bëni një plan për të arritur këto qëllime. Ndajeni punën tuaj në copëza të menaxhueshme dhe gjeni një mënyrë për të disiplinuar veten dhe për të mbajtur përgjegjësi.

Për shembull, nëse dëshironi të studioni për një provim të caktuar, duhet të vendosni disa synime më të vogla që do ju ndihmojnë në përgatitjen e atij provimi. Caktoni një afat kohor për të lexuar lëndën, rishikuar ushtrimet e zgjidhura në klasë dhe zgjidhur ushtrimet e tjera. Në këtë mënyrë, do ta keni më të lehtë menaxhimin e secilës detyrë.

Menaxhoni kohën

Për të optimizuar performancën tuaj në shumë aspekte të jetës, do t’ju duhet të zhvilloni aftësi të forta në menaxhimin e kohës. Kjo do të thotë t’i përmbaheni orarit të studimit, të zhvilloni sisteme organizimi që funksionojnë mirë për ju dhe të mësoni artin e të kryerit të shumë detyrave në të njëjtën kohë.

Krijoni një ekuilibër

Shumë nxënës luftojnë për gjetjen e ekuilibrit. Nëse punoni shumë fort vetëm me lëndët që i konsideroni të vështira dhe me ngarkesë të madhe, notat tuaja mund të mos shkëlqejnë në lëndët e tjera. Nga ana tjetër, nëse përqëndroheni në lëndë që nuk ju ngjallin interes, mund të ta gjeni veten me mundësi të kufizuara kur të vijë koha të aplikoni për universitet.

Në fillim të vitit shkollor, përpiquni të gjeni ekuilibrin e duhur mes lëndëve. Eksperimentoni në lëndë të ndryshme duke marrë përsipër ngarkesa që mendoni që mund t’i pëballoni, pasi kështu do të kuptoni se çfarë funskionon për ju personalisht.

Angazhohuni në aktivitete jashtë klase

Nxënësit e suksesshëm të shkollës të mesme mbeten të angazhuar edhe jashtë mureve të klasës së tyre. Përfshihuni në çështje që ndikojnë në përvojën tuaj të studentit. Edukoni veten në çështjet me të cilat përballet komuniteti juaj dhe mësoni të përdorni zërin tuaj në mënyrë produktive që njerëzit të dëgjojnë idetë tuaja.

Nxënësit e suksesshëm të shkollës së mesme janë ata që janë të aftë të flasin dhe të bëjnë ndryshime në mënyrë pozitive.

Jini aktiv në klasë

Shumë nxënës mendojnë se nëse studiojnë dhe arrijnë nota të larta, të qenit aktiv në klasë është një faktor dytësor. Sidoqoftë, nxënësit e suksesshëm e dinë që pjesëmarrja në klasë është një mënyrë drejt suksesit. Nxënësit që janë aktiv në klasë janë më të aftë të përpunojnë informacionin në kujtesën e tyre, pasi marrja e përgjigjeve për pyetjet që ata kanë lidhur me mësimin, i jep kontekst informacionit që dinë.

Gjithasgtu, pjesëmarrja në klasë u tregon mësuesve tuaj që jeni duke dëgjuar dhe duke menduar për materialin që po prezantohet. Ka më shumë të ngjarë që mësuesit të mendojnë që ju jeni një student i përkushtuar kur merrni pjesë rregullisht në diskutime në klasë.

Kujdesuni mirë për veten tuaj

Ndonjëherë, duke qenë të angazhuar në aktivitete të jashtme, mund të harroni se duhet të përkushtoheni edhe ndaj vetes tuaj.

Të flini mjaftueshëm, të ushqeheni mirë dhe të kujdeseni për veten tuaj janë të nevojshme në rrugën tuaj të suksesit. Kur një nga këto aktivitete zbehet, ju nuk do të jeni në gjendje të performoni në kulmin e aftësisë suaj.  Trajtojeni veten me prioritet për t’u siguruar që jeni në gjendje të zbatoni pjesën tjetër të angazhimeve tuaja.

Zbuloni pasionet tuaja

Shkolla e mesme nuk është vetëm një periudhe e cila vlen për të nxjerrë në pah intelektin dhe aftësitë tuaja. Ju gjithashtu duhet ta mendoni atë si një mundësi unike për të kuptuar se çfarë ju ngjall interes. Nxënësit që mund të identifikojnë pasionet e tyre dhe t’i ndjekin ato janë më të angazhuar dhe të motivuar për të pasur sukses. Eksperimentoni me ekstrakte të ndryshme dhe ndiqni aktivitetet që ju interesojnë vërtet.

Mësoni të thoni “Jo”

Mësimet nuk janë e vetmja ngarkesë. Nxënësit e përkushtuar dhe pjesëmarrësit në aktivitetet shkollore rrezikojnë ta mbingarkojnë veten në angazhime të jashtme. Ju mund të dëshironi të kryesoni Parlamentin e Nxënësve, apo një aktivitet shkollor. Megjithatë, a do të jeni të aftë të kryeni aktivitetet të tjera individuale?

Nxënësit e suksesshëm dinë të thonë jo në një mënyrë të kultuaruar dhe të përulur. Duke thënë diçka në vija të përgjithshme si “Faleminderit shumë për mendimin, por unë nuk mendoj se kam kohë për t’u angazhuar në këtë aktivitet aktualisht”. Kjo mënyrë krijon njerëzve bindjen se ju e vlerësoni mundësinë dhe mund të jeni të disponueshëm në të ardhmen.

Merrni përsipër role drejtuese

Në vend që të merrni pjesë në shumë aktivitete, përpiquni të përqëndroheni vetëm në disa prej tyre dhe të përparoni në rolet e udhëheqjes. Studentët e suksesshëm e dinë që përqëndrimi dhe vendosmëria ju veçon më tepër se thjesht një angazhim për të marrë pjesë në shumë takime javore.

Krijoni lidhje

Krijoni marrëdhënie të forta me mësuesit dhe bashkëmoshatarët. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë kur ju nevojitet. Flisni me ata që mendoni se janë burime të mira ndihme për ju dhe lejojini t’ju ndihmojnë.

Përshtati: akademi.al
Burimi: blog.collegevine.com

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?