Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

10 këshilla për të patur sukses në klasën e 9-të dhe përtej

HomeBlog10 këshilla për të patur sukses në klasën e 9-të dhe përtej

keshilla per klasen e 9

Klasa e nëntë përfundon ciklin e arsimit 9-vjeçar. Është periudhë e rëndësishme pasi ju parapërgatit për arsimin e mesëm. Më poshtë ju japim 10 këshilla për të patur sukses në klasën e 9-të dhe përtej:

Jini të organizuar

Nëse nuk jeni një person i organizuar, tani është koha të bëheni një i tillë. Përpara jush do të jetë një shkollë të re, klasa të reja, një orar i ndryshëm dhe do të keni detyra shtëpie ditore në të gjitha lëndët. Një mënyrë për të filluar me sukses shkollën e mesme është të jeni të organizuar, planifikues dhe krijoni një hapësirë ​​pune në shtëpi. Të qenit i organizuar ju lejon të vini të gjithë energjinë tuaj në dispozicion të një detyre, në vend që të humbni kohën tuaj me shpërqëndrime të jashtme. Organizimi është jetik për suksesin tuaj në shkollën e mesme dhe më gjerë!

Realizoni gjithmonë detyrat e shtëpisë dhe në cilësinë e duhur

Detyrat tuaja të shtëpisë lidhen drejtpërdrejt me temën e mësimit. Nëse nuk i bëni detyrat e shtëpisë, do të përhumbeni në klasë. Konceptet do të jenë shumë më domethënëse nëse keni përfunduar detyrat përkatëse. Nëse keni katër ditë kohë për të bërë një detyrë të caktuar, organizoni dhe planifikoni në përputhje me rrethanat duke e ndarë atë në pjesë më të vogla. Të bëni një detyrë është një gjë dhe ta paraqisni atë në mënyrë cilësore dhe të menduar është një gjë tjetër. Jini të vetëdijshëm që nota juaj do të reflektojë drejtpërdrejt cilësinë dhe përpjekjen e punës tuaj.

Shmangni mungesat

Shkolla e mesme ecën me ritme shumë të shpejta krahasuar me 9-vjeçaren. Një mungesë në një orë mësimi do të thotë që ju keni humbur 45 minuta mësim. Sigurisht, ka raste kur një mungesë e justifikuar është e pashmangshme. Sidoqoftë, mënyra më e lehtë për të mos u dhënë shumë pas mungesave është të jeni në klasë në mënyrë të vazhdueshme. Kuptoni që shpjegimet e mësuesve, pyetjet dhe prezantimet në grup nuk mund të kryhen jashtë klasës! Duke munguar, ju mund të mos merrni informacione të rëndësishme që janë jetike për të kuptuar temën e mësimit. Qëllimi juaj duhet të jetë të shmangni mungesat e panevojshme.

Krijoni marrëdhënie të mira

Krijoni marrëdhënie të mira në raport me nxënësit e tjerë, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës. Marrëdhëniet që krijoni në shkollë ju ndihmojnë ose ju pengojnë të fitoni referenca të favorshme sepse mund t’ju nevojiten nëse vendosni të studioni jashte vendit. Ju jeni përgjegjës për ndërtimin e sistemit të marrëdhënieve të mira përtej rrjetit tuaj familjar dhe shkolla ju siguron një rrjet të mrekullueshëm dhe një bazë burimesh për ju.

Kërkoni ndihmë shtesë

Shumica e mësuesve janë në dispozicion para ose pas orarit mësimor për të ofruar ndihmë për nxënësit. Caktoni një kohë paraprakisht për t’u takuar me mësuesin tuaj, në mënyrë që mësuesi t’ju kushtojë vëmendjen e tij / saj të plotë, të planifikojë në përputhje me rrethanat dhe të përgatisë materiale për ju nëse është e nevojshme. Është përgjegjësia juaj të kërkoni ndihmë shtesë dhe është detyra e mësuesve të krijojnë hapësira për t’jua ofruar atë.

Mbani përgjegjësi për të nxënit

Marrja e përgjegjësive është një temë e përsëritur në këshillat për sukses. Ju duhet të mbani përgjegjësinë për vete dhe të nxënit e mësimeve. Në fund të fundit, ju jeni ai që të dini se çfarë shpjegohet në klasë dhe çfarë duhet të bëni për të patur sukses. As prindërit, as vëllezërit dhe motrat tuaja dhe as miqtë nuk mbajnë përgjegjësi për ju. Sigurisht që këta njerëz janë atje për t’ju ndihmuar dhe udhëzuar, por ju jeni përgjegjës për nxënien tuaj! Bëni pyetje, qëndroni të organizuar dhe dëgjoni me vëmendje!

Nota vlen shumë në këtë fazë

Nota mesatare ndikon në përzgjedhjen e drejtimit shkencor apo shoqëror në shkollën e mesme. Ju duhet të kaloni tre vitet e ardhshme të shkollës së mesme ose duke punuar për të ruajtur notat tuaja ose duke i përmirësuar ato. Do të jetë shumë e vështirë të zgjidhni degën e preferuar nëse mesatarja juaj nuk është e lartë. Notat përfaqësojnë punën tuaj. Kjo është koha më e mirë për të filluar planifikimin për të ardhmen tuaj dhe përpiquni të merrni nota të mira tani, pasi ato mund të ndikojnë në mundësitë tuaja në të ardhmen. Mos harroni se për t’u diplomuar, duhet të merrni të gjitha kreditet e lëndëve, përndryshe ju shtyhet diploma.

Angazhohuni në shkollë

Shkolla e mesme shërben padyshim për të mësuar dhe zgjeruar horizontet tuaja, por ka të bëjë edhe me takimin e njerëzve të rinj dhe të mësuarit për veten tuaj. Informohuni si të angazhoheni në grupe që kryjnë aktivitete të ndryshme brenda shkollës. Kërkimet kanë treguar që nxënësit që janë të angazhuar në aktivitetet e shkollës, ka shumë të ngjarë të kenë sukses në klasë dhe më gjerë.

Trajtoni të tjerët ashtu si dëshironi të trajtoheni

Të gjithë kanë të drejtë të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Trajtoni të tjerët ashtu si dëshironi të trajtoheni dhe do të keni sukses social, akademik dhe individual. Mund ta keni dëgjuar edhe më parë këtë thënie, por mendoni se si ta vini në zbatim.

Kujdesuni për veten

Një nga këshillat më të rëndësishme është të kujdeseni për veten dhe të qëndroni të shëndetshëm. Flini gjumë të mjaftueshëm dhe sigurohuni që të hani ushqim të mirë. Mendojeni trupin tuaj si një makinë dhe ato janë karburanti që mund të bëjnë ose prishin suksesin tuaj në shkollë dhe më gjerë.

Këto ishin 10 këshilla për të patur sukses në klasën e 9-të dhe përtej. Suksese!

Përshtati: akademi.al
Burimi : aliefisd.net

 

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?