Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

5 këshilla kryesore nëse dëshironi të bëni punë vullnetare jashtë vendit

HomeBlog5 këshilla kryesore nëse dëshironi të bëni punë vullnetare jashtë vendit

Të lëvizni jashtë vendit për të kryer një punë vullnetare mund të jetë një eksperiencë që ju jep mundësinë të udhëtoni, të takoni njerëz të rinj dhe të fitoni aftësi të vlefshme për karrierën tuaj të ardhshme. Ju mund të kërkoni në internet për programe vullnetare që ofrohen në vende të ndryshme të botës. Një sugjerim nga ne është AIESEC. Ajo është një organizatë globale e pranishme në 126 shtete përfshirë dhe Shqipërinë. Në AIESEC do të gjeni një mori programesh vullnetare dhe praktike për të cilat mund të jeni të interesuar. Nëse e keni menduar ndonjëherë të lëvizni jashtë vendit për punë vullnetare, mëposhtë gjeni 5 këshilla kryesore që duhet të keni parasysh:

 

pune vullnetare

Zgjidhni një program vullnetarizimi në një fushë pas të cilës jeni i apasionuar

Sigurohuni që të aplikoni për një program vullnetar në një fushë që ju ngjall interes. Në vendin ku ju do të udhëtoni, mund të ketë një organizatë bamirësie në kërkim të vullnetarëve në fushën në të cilën ju jeni i interesuar. Të bëni një punë vullnetare në një fushë që ju ngjall interes, mund t’ju mbajë të mbërthyer dhe t’ju fusë në gjendjen e rrjedhës së punës. Kjo do ju ndihmojë të përfitoni sa më shumë nga ai program dhe që do ta bëjë udhëtimin tuaj të vlefshëm.

Kërkoni për organizatën që keni zgjedhur programin e vullnetarizmit përpara se të aplikoni

Ruajini emocionet për në fund. Pasioni është një gjë, kujdesi është një gjë tjetër. Është mirë të bëni disa kërkime për organizatën ku keni vendosur të aplikoni për të punuar vullnetarisht. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj organizatave që priren drejt fitimit më tëpër se bamirësisë. Mund të përfundoni duke bërë më shumë dëm sesa mirë në dhënien e ndihmës tuaj për ta. Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm nëse zgjidhni programe vullnetare që kanë lidhje me fëmijët jashtë vendit. Do të duhet të merrni përsipër çështje të sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, prandaj tregohuni i kujdesshëm.

Familjarizohuni me ligjet dhe rregullat e vendit ku do udhëtoni

Mos i shtrini kërkimet tuaja vetëm në organizatën ku do të punoni vullnetarisht. Është thelbësore që të njiheni me vendin ku do të udhëtoni, Njihuni me kërkesat e tij për lëvizje të lirë, ligjet lokale dhe zakonet. Nëse zgjidhni të aplikoni një një program në AIESEC për shembull, aty do ju jepen detaje për vizën, sigurimin e shëndetit dhe çfarëdo lehtësirash që ju ofron organizata ku do punoni. Ju mund t’i kontaktoni edhe për më tepër detaje, pasi ata ju vendosin në dispozicion email-in e tyre.

Qëndroni të sigurt dhe mbani kontakte

Pavarësisht se për sa kohë do të punoni vullnetarisht, mbani kontakte të rregullta me miqtë dhe familjen tuaj. Tregojuni atyre planet tuaja para se të largoheni. Ka të ngjarë që ditët tuaja të jenë më shumë të ngjeshura se të lira. Kontakti i vazhdueshëm me familjarët tuaj do t’ju japë atyre sigurinë që jeni mirë. Është me rëndësi jetike të merrni sigurim udhëtimi përpara se të niseni, pasi do ju mbulojë dëmet në rast aksidentesh. Sigurohuni që të lini një kopje shtesë të dokumentave dhe itinerarin tuaj të udhëtimit te një mik apo anëtar të familjes. Vërtet do të shpenzoni kohë për të organizuar këto dokumenta, por rëndeësia e tyre është e madhe.

Argëtohuni

Ndjenja e mallit për shtëpinë është e pashmangshme dhe frika e njohjes së njerëzve të rinj ekziston gjithmonë. Megjithatë, përpiquni të jeni të angazhuar në punën tuaj dhe shijojeni atë për ta kthyer në një përvojë të paharrueshme. Vullnetarizmi është një mundësi e shkëlqyer për të bërë një ndryshim në komunitetin ku do punoni si edhe në jetën tuaj individuale. Do takoni njerëz të rinj dhe do mësoni më tepër për një kulturë të re. Nëse kënaqeni me përvojën tuaj, atëherë fjala e mirë do të përhapet dhe do të ndihmoni organizatën e bamirësisë ku po punoni të marrë më shumë vullnetarë në të ardhmen dhe të rrisin vetëdijen për kauzën e tyre.

Këto janë disa këshilla për të punuar vullnetarisht jashtë vendit në rast se po e shqyrtoni si mundësi. Punëdhënësit janë në kërkim të aftësive si puna në grup, organizimi dhe komunikimi. Këto janë disa nga aftësitë që do të fitoni gjatë vullnetarizmit jashtë vendit.

Autor: akademi.al

 

puno vullnetarisht

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?