Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

Këshilla si të dilni sa më mirë në provime në fund të semestrit

HomeBlogKëshilla si të dilni sa më mirë në provime në fund të semestrit

Provimet e fundit të semestrit përcaktojnë se sa njohuri një student ka fituar në atë lëndë gjatë muajve të studimit të atij viti akademik. Megjithatë, disa studentë edhe pse nuk i kanë përvetësuar shumë mirë materialet e kursit, ia dalin të marrin nota më të larta se disa të tjerë. Sipas studimeve, këta të fundit shënojnë më pak pikë në provimet përfundimtare për shkak të stresit dhe mbingarkesës që i shkakton ideja e të dhënit një provim. Më poshtë ju japim këshilla si të dilni mirë në provime në fund të semestrit.

provimet e matures

Bëni pyetje dhe kërkoni ndihmë nëse e shikoni të nevojshme.

Bisedoni me shokët e klasës që i kanë kuptuar më mirë leksionet. Shihni nëse ata do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë. Disa studentë e shohin mësimdhënien si një mënyrë të mirë për të forcuar njohuritë e tyre. Si rezultat, do të ishte një situatë ideale për të dyja palët. Mos kini ndrojtje të pyesni miqtë për t’ju ndihmuar të studioni në provime. Gjithashtu, pedagogët e çdo lënde, ka orë të përcaktuara në dispozicion të studentëve për t’i orientuar në lidhje me pyetjet e provimit. Mos mungoni të merrni pjesë edhe ju.

Merrni pjesë në leksione dhe seminare që nga dita e parë

Vëmendja që mund të kushtoni gjatë orëve të leksioneve dhe seminareve mund të jetë një kartë fituese. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të studioni gjatë ditëve të përgatitjes për provim. Ju mund të merrni shënimet e miqve tuaj, por kjo nuk ju ndihmon më tepër se prezenca juaj në klasë gjatë orëve të mësimit.

Studioni me zgjuarsi

Sigurohuni që të bëni një listë të materialeve dhe kapitujve që përfshin secila lëndë. Shqyrtoni sa i vështirë ishte secili kapitull ose materiali për ju. Jo çdo gjë që lexoni në materialet e kursit ka gjasa t’ju bjerë në provim. Nëse jeni të vemendshëm në leksione, do mund të kuptoni se ku ta fokusoni studimin tuaj. Është gjithashtu e dobishme të studioni së pari pjesët e vështira, pasi do të keni më shumë kohë para provimit për të adresuar vështirësitë në të cilat ju duhet vërtet ndihmë.

keshilla si te dilni mire ne provime

Mos studioni vetëm në fund të semestrit

Bëjini një nder të madh vetes dhe bëjeni zakon të filloni të studioni që në fillim të semestrit. Kaloni të paktën një orë në javë duke rishikuar shënimet e një kursi të caktuar. Nënvijëzoni çfarë ju duket e rëndësishme për të ndihmuar veten në fund të semestrit.

Mos u stresoni

Në vend që të shqetësoheni dhe stresoheni, jini aktiv dhe të qetë. Planifikoni mirë, organizoni kohën tuaj në mënyrën e duhur dhe zbatojeni planin tuaj. Përcaktoni kohën që ju merr studimi, por edhe angazhohuni në aktivitete që ju ndihmojnë të qëndroni në formë fizikisht dhe mendërisht. Kjo do ju lehtësojnë stresin para provimeve.

Zbatoni këshillat tona si të dilni mirë në provime në fund të semestrit dhe performanca juaj në provime do të përmirësohet shumë shpejt.

Autor: akademi.al

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?