Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

Përfitimet e të mësuarit online në akademi.al

HomeBlogPërfitimet e të mësuarit online në akademi.al

meso falas akademi.al

Kalimi i procesit të të mësuarit nga bankat e shkollës në klasat virtuale ishte i shpejtë dhe i papritur. Ndoshta, pandemia që shkaktoi COVID-19 mund të jetë zanafilla që do të ndikojë mënyrën se si pritet të edukohen brezat e ardhshëm, ndonëse procesi i implemetimit të kësaj metode mund të ketë vështirësitë e veta.

Përhapja e Coronavirus shkaktoi një krizë në çdo aspekt të jetës profesionale dhe sociale, përfshirë edhe sistemin arsimor. Kësaj krize i duhej gjetur zgjidhje e shpejtë dhe efikase sepse me ose pa dëshirë, të gjithë mbetën të mbërthyer në shtëpi. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me akademi.al, e gjetën zgjidhjen që në ditët e para të mbylljes së institucioneve arsimore.

Akademi.al, një platformë e ideuar për të ofruar video-mësimore për të gjithë sistemin parauniversitar, u gjend e gatshme dhe në dispozicion të të gjithë nxënësve duke u ofruar mundësinë e të mësuarit në kushtet e shtëpisë. Të gjithë nxënësit kanë mundësi të ndjekin klasat online pa asnjë kosto.

Mësuesit përdorin klasat virtuale për të shpjeguar mësimet me të gjitha mjetet e nevojshme në dispozicion të tyre. Çdo video-mësimore është e shpjeguar në gjuhën shqipe nga mësues shqiptarë. Akademi.al në bashkëpunim më UNICEF kanë qëndruar edhe pranë nxënësve me aftësi të kufizuara. Të gjitha videove mësimore u janë bashkëngjitur titra. Nxënësit do të gjejnë rreth 2,000 video-mësimore në platformën akademi.al. Mbi 1,100 video janë me ushtrime të zgjidhura nga Matura Shtetërore.

Ja disa nga përfitimet e të mësuarit online në akademi.al:

Koha

Në akademi.al ju e zgjidhni vetë kohën kur dëshironi të studioni dhe sa do të studioni. Platforma është e aksesueshme 24 orë në 7 ditë të javës. E përcaktoni ju kohën më të përshtatshmë për të studiuar.

Vendi

Ju mund të ndiqni klasat online të akademi.al kudo ku ndodheni, mjafton të jeni të lidhur me internet. Ju mund të përdorni telefonat, tabletat apo kompjuterat tuaj për të ndjekur të gjitha klasat që gjenden në platformë.

Progresi

Në secilën lëndë ju do të keni mundësi të shikoni progresin tuaj. Çdo lëndë ka disa tema mësimore dhe vetëm nëse ndiqni të gjitha videot do të mund të keni marrë të gjitha njohuritë e lëndës.

Studimi online kërkon aftësi të caktuara siç janë disiplinimi dhe motivimi i vetes tuaj. Ndërkohë që mësoni në akademi.al, do të zbuloni se shumë shpejt do të zhvilloni këto aftësi që janë të rëndësishme për të ardhmen tuaj profesionale.

Këto janë disa nga përfitimet e të mësuarit në akademi.al. Suksese!

Autor: akademi.al

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?