Ndiqni mësimet tuaja FALAS!
Donate

Përfitimet e të studiuarit jashtë vendit

HomeBlogPërfitimet e të studiuarit jashtë vendit

Vendimi që do të merrni për ndjekjen e studimeve tuaja brenda apo jashtë vendit, ju përket vetëm ju. Për të gjithë studentët që kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri, në artikulllin e kaluar kemi diskutuar për përfitimet e të studiuarit brenda vendit. Në artikullin e sotëm do të flasim për përfitimet që sjell të studiuarit jashtë vendit , për të gjithë studentët që dëshirojnë të ndërmarrin një hap të tillë në jetën e tyre akademike. Të studioni jashtë vendit jo vetëm që do zgjerojë horizontet dhe pritshmëritë tuaja për karrierën e ardhshme, por mund t’ju krijojë një përvojë të plotë në jetën tuaj.

Universitetet ndërkombëtare ofrojnë një larmi kursesh, disa prej tyre ju ofrojnë mundësinë e kërkimeve shkencore dhe trajnimeve në varësi të aftësive tuaja me qëllim përforcimin e tyre. Një pjesë e mirë e univeriteteve jashtë do ju japë mundësinë e të studiuarit të dy degëve njëkohësisht. Ju mund të studioni ekonomi si degën tuaj të preferuar, por edhe matematikën në të njëjtën kohë.

studime jashte shtetit

Studentët që dëshirojnë të studiojnë në universitete ndërkombëtare kërkohen nga punëdhënësit. Ndjekja e një universiteti jashtë vendit sinjalizon punëdhënësit që ju jeni njeri që guxoni, keni fleksibilitet, vetëdije kulturore dhe një njohuri se si njerëzit e tjerë punojnë dhe mendojnë.

Studimet kanë treguar që mënyra më e mirë për të mësuar rrjedhshëm një gjuhë tjetër, është të jetoni me njerëz që flasin atë gjuhë. Meqenëse do të bashkëveproni çdo ditë me folës të gjuhës së vendit ku do të shkoni, do të jetë më lehtë të kuptoni gjuhën në kontekstin kulturor përkatës.

Të jetoni dhe të studioni duke folur një gjuhë të huaj mund të jetë sfiduese në fillim, por do të habiteni se sa shpejt do ia merrni dorën komunikimit.
Studimi jashtë vendit ju ndihmon të mësoni aftësi të reja për të trajtuar situata të ndryshme. Gjithashtu, do ju ndihmojë të menaxhoni kohën ndërkohë që studioni dhe bëni punë me kohë të pjesshme, të provoni metoda ndërkombëtare të studimit dhe të bëheni pjesë e një turme kozmopolitane.

Përvoja juaj e studimit jashtë vendit nuk mbaron në dyert e universitetit. Gjatë ditëve të pushimit do të keni mundësinë të vizitoni pikat kryesore të qytetit ku jeni vendosur dhe vende të tjera turistike.

Studentët që studiojnë jashtë zhvillojnë një mentalitet dhe një perspektivë më të gjerë, pasi hasen me njerëz me kultura nga e gjithë bota. Cilado qoftë fusha juaj e studimit, të qenit në gjendje të mendoni nga një perspektivë ndërkombëtare, do t’ju ndihmojë të përballeni me sfida aktuale dhe të krijoni zgjidhje inovative në të ardhmen.

Këto ishin disa nga përfitimet e të studiuarit jashtë vendit. Suksese!

Autor: akademi.al

X

Kyçu

Vendosni të dhënat tuaja

Harruat fjalëkalimin?